|
SEKSI DHE QYTETI
serial premiere
“Sex and the city” per here te pare, I plote me te gjitha serite, premiere vetem ne Klan. Kandidat I 50 cmimeve Emmy dhe 24 Golden globe dhe fitues I dhjetera cmimeve.
Kjo vere, akoma dhe me e nxehte ne Klan, me Kerrin, Samanten, Sharloten dhe Miranden dhe “bemat” e tyre sentimentale.
“Seriali me I ndjekur dhe me I shikuar I te gjitha koherave” - Time Magazine
Kater beqaret me te famshme te Nju Jorkut ne serialin hit “Seksi dhe Qyteti”.
Te bukura, te deshiruara, te suksesshme, por jo domosdoshmerisht te dashuruara. Eksperimente, leksione dhe deshmi te seksit, dashurise dhe takimeve romantike.
Sarah Jessica Parker interpreton Kerri Bradshaw, nje gazetare ne New York. Vezhgimet e saj mbi pasionin dhe romancen i shkruan cdo jave ne gazete, ne editorialin me titull “Sex and the City.” Per te gjetur burimet, nuk e ka aspak te veshtire: mjafton te jete e vemendshme tek rrefimet e tre mikeshave te saj, ose te shikoje tek aventurat e veta sentimentale.
Aty eshte Samanta, shefe marredheniesh publike, qe ka pare dhe bere cdo gje. Sharlote, nje grua e martuar familjare e cila akoma beson se dashuria do te triumfoje mbi gjthcka dhe Miranda, nje avokate cinike e cila duhet shtyre pak per romance. Ne nje qytet mbushur me sulmues dhe deshtake, me shume se thjesht lojtare, ato kane nevoje per te gjetur nje marredhenie reale, te kenaqshme dhe qe zgjat pergjithmone. A mundet te ndodhe kjo ne New York?
CMIMET DHE VLERESIMET:
Gjate 6 sezoneve televizive, "Sex and the City" eshte kandiduar per me shume se 50 Emmy Awards, duke fituar shtate trofe. Ndermjet cmimeve Emmy, seriali ka fituar 2 Emmy per kasting me te mire te aktoreve. Nje Emmy per kostumografine, nje trofe si seriali komedi me I mire I vitit per tre sezone rrjesht ne 2001, Emmy per Regjisori me I mire. Cmime tjeter per Sarah Jessica Parker (Outstanding Lead Actress in a Comedy Series for the episode "An American Girl in Paris, Part Deux"), dhe per aktoren Cynthia Nixon (Outstanding Supporting Actress in a Comedy Series for the episodes "One and "Ick Factor"). “Sex and the city” ka qene kandidat per 24 Golden Globe Awards, dhe ka fituar 8. Fitoret e tij perfshijne: Best TV Series — Musical or Comedy, (Seriali me I mire komedi); Best Actress in a TV Series — Musical or Comedy, (Sarah Jessica Parker). Aktorja qe interpreton Carrie e ka fituar kete trofe si aktorja me e mire per 3 vite rrjesht 2000–2002; (Aktorja me e e mire jo protagoniste) Best Supporting Actress in a Series, Mini-Series, or Movie for Kim Cattrall, dhe nje trofe tjeter per Parker. Ne vitin 2007, “Sex and the city” renditet ne TOP-10 nga revista “TIME” si seriali me I ndjekur dhe me I pelqyer i te gjitha koherave ne klasifikimin "100 Best TV Shows of All-TIME”.
CARRIE
Fale faktit i te qenit pothuajse single, Carrie ne cdo episod ben pyetje rreth seksit dhe dashurise, tipike kjo per nje femer ne karriere, ne kerkim te mashkullit ideal. Gjithmone gjen tipin e gabuar dhe shumicen e kohes vuan per “Mr. Big”.
Sarah Jessica Parker, lindur ne 1967, Ohio, ka nisur karrieren ne Broadway me disa role komike dhe me pas kalon ne televizion. Vjen ne ekranin e madh me role jo protagoniste ne filmat "Footloose" (1984), "Ed Wood", me Johnny Depp. Ne 1997, martohet me aktorin Matthew Broderick me te cilin ka dhe nje djale. Sarah eshte ambasadore e UNICEF dhe anetare e Komitetit te Femrave ne Hollivud (Hollywood's Women's Political).
CHARLOTTE
Optimiste per dashurine dhe jeten ne pergjithesi, gjithmone ne kerkim te mashkullit perfekt dhe pak naive per te jetuar ne xhunglen sentimentale njujorkeze. Idealiste me maksimum, me nje ide te qarte: deshiron te martohet. Kur e arrin kete, endrra i kthehet ne nje makth. Seksi nuk i shkon mire dhe ndoshta eshte sterile???
Kristin Landed Davis, lindur ne 1965, Colorado. Vajze e dy prinderve te divorcuar, zhvendoset me te emen ne Karolinen e Jugut ku mbaron universitetin dhe hap nje studio Joge. Interpreton role minore tek serialet "General Hospital" dhe "E.R.“ dhe ne filmin "Nine Months". Ne 1995 filton nje rol tek "Melrose Place” por pas nje viti, personazhi i saj largohet nga seriali, pasi nuk ishte i dashur dhe i pelqyer nga publiku. Ne '98 merr fame me rolin e saj ne "Sex & The City".
SAMANTHA
Cdo nate i dedikohet seksit, dhe eshte krenare per kete. Therese, keqdashese por edhe brilante dhe e dashur. Ka besim te tepruar tek vetja dhe arrin te marre pothuajse cdo gje qe deshiron. Disponibiliteti i saj seksual ben qe cdo mashkull te mos i rezistoje. Jeta e saj: nete me 3 miket dhe duke gjuajtur meshkuj, qe perfundojne ne krevatin e saj. Ne fund takon Smith: a do ia ndryshoje ai jeten ne monogami???
Kim Cattrall, indur ne Liverpool – Angli, ne 1956. fiton burse studimi ne Akademine e Arteve Dramatike ne Nju Jork. Pas disa rolesh ne teatrot e Vankuverit dhe Torontos, fiton nje kontrate me kompanine “Universal” ne Los Angeles. Filmat e pare me sukses "Porky's", “Police School“. Jeta sentimentale reale: dy divorce dhe nje ndarje. Aktualisht eshte rikthyer ne teater.
MIRANDA
E shkathet, inteligjente dhe shume krenare per punen e saj si avokate. Siguria dhe pamja e saj, i sjellin suksesin ne pune. Nga nje krevat ne tjetrin deri ne momentin kur takon nje barist, Steve. Vetem ai arrin ta njohe se si eshte ne te vertete: e embel dhe e bute. Pas nje martese te lumtur, dilema e madhe: karriera apo femijet???
Cynthia Nixon, lindur ne 1966, New York. 14 vjec deputon ne kinema, por i kthehet pasionit te pare, teatrit. Fiton disa cmime si aktorja me e mire ne Broadway., teksa vazhdonte studimet dhe diplomohet ne “Hunter College High School”. Disa filma me sukses: “Raporti Pelican" dhe “Dhoma e Marvin". Nje kuriozitet: joshesja Miranda e "Sex & The City", ne jeten reale se fundi ka nje marredhenie me nje femer.
Premiere vetem ne Klan, nga data 05 korrik 2010
SHUME SHPEJT - SEZONI 5 & 6 |