Lajme > Politike  
Leterme pret Berishën, Belgjika pro heqjes së vizave
Belgjika është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Kjo u nënvizua nga kryeministri belg Iv Letërme, i cili priti në Bruksel shefin e ekzekutivit shqiptar Sali Berisha. Sipas kreut të qeverisë belge heqja e vizave me vendin tonë do të ndodhë brenda këtij viti.
Leterme "Diskutuam hapat e mëtejshëm të Shqipëriësë në rrugën drejt anëtarësimit, dhe për liberalizimin e vizave. Shfrytëzoj mundësinë të nënvizoj sërish se Belgjika është në favor të integrimit të të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian, por në veçanti të Shqipërisë. Sa i përket liberalizimit të vizave Belgjika është plotësisht në favor. Siç e dini në Shqipëri së fundmi ishte një mision ekspertësh teknike, prej të cilit në presim një raport. Shpresojmë që ai do të jetë pozitiv në mënyrë që vendimi procedurial për heqjen e vizave të finalizohet brenda muajve në vijim dhe shpresoj që kjo të jetë e mundshme brenda Presidencës belge."

Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh i angazhuar të plotsojë çdo kriter dhe standard të nevojshëm për të finalizuar me sukses këtë proces.

Berisha "I jam shumë mirënjohës qeverisë belge për mbështetjen e palëkundur për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave. Por, siç e thashë më parë, insistoj që procesi i integrimit të Shqipërisë duhet të jetë plotësisht i bazuar në performancën e Shqipërisë. Është në interesin e shqiptarëve 96 për qind e të cilëve mbështesin integrimin europian të vendit. Ndaj kemi shumë punë për të bërë në ndërtimin e një ideali europian dhe duhet të bëhet nëpërmjet standardeve dhe kritereve për të cilat qeveria ime është e përkushtuar t'i realizojë."

Gjatë takimit kokë më kokë Leterme ka vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe ka shprehur besimin e Presidencës belge për tejkalimin e ngërçit politik.

Leterme "Ne theksuam rëndësinë e institucioneve funksionale, veçanërisht respekti për rendin ligjor, dhe miratimi i reformave kyçe. Ndaj inkurajojmë të gjitha forcat politike t'i japin fund ngërçit politik në Tiranë. E dimë që janë ndërmarrë një sërë iniciativash të rëndësishme dhe e di që zoti Berisha është i përkushtuar të parandalojë impaktet negative të kësaj situate."

Shqipëria po luan një rol pozitiv në promovimin e bashkëpunimit rajonal. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit u vlerësua si një tjetër faktor për të ardhmen e rajonit. Belgjika dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje mbi transferimin e personave të dënuar dhe një protokoll bashkëpunimi nëpërmjet Ministrave të Drejtësisë.

Lajme të tjera
Bumçi: Projekti i liqenit, Rama ushtron presion mbi mediat 08-09-2010
Zgjedhjet lokale, Rama mbledh drejtuesit e pushtetit vendor 08-09-2010
Gjokutaj: Selmanllari pagoi 20 % për të marrë leje tek Rama 07-09-2010
Fletët e votimit, Ristani: Asgjësimi, vendosim brenda shtatorit 06-09-2010
Juristët: Zgjidhja për fletët e votimit vetëm sipas rezolutës së PE 04-09-2010
- Arkiv -
Klan Lajme  Programe TV
04:30 LUMTURIA E EMES film
06:00 KUTIA R
06:59 ALDO MORNING SHOW LIVE
09:00 LAJME FLASH
10:05 E PREFERUARA R, ep.35
11:05 PRINCI I BELAIR R, ep.7
11:30 MARATONA 5 em.38 R
12:00 LAJME
12:15 SUMMERLAND ep.25/1
13:05 SKUADRA E RE ep.12 R
13:55 OPINION R
15:30 LAJME & MOTI
16:05 E PREFERUARA ep.36
17:00 LAJME
17:15 PRINCI I BELAIR ep.8
17:45 MARATONA 5 em.39
18:20 TAKIMI I PASDITES LIVE
19:30 LAJME & MOTI
20:05 KUTIA LIVE
21:00 OPINION LIVE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 NE MENDJE TE KRIMIT film
01:05 SKUADRA E RE ep.12
02:00 OPINION R
03:00 TAKIMI I PASDITES R
© 2010 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
TvKlan.tv web site zyrtar i TV Klan.